Në Shtime vdes një grua në Qendrën e Shëndetit Mendor

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:10
 Në Shtime vdes një grua në Qendrën e Shëndetit Mendor

Një grua e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime, ka vdekur mbrëmjen e së martës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

“Është raportuar se një f/k ka vdekur, e njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët është konstatuar vdekja”, bën të ditur policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thekson njoftimi i policisë.

(Kosova Sot Online)