"Para se të vajtojmë për lobimin e Serbisë kundër vendit tonë, ne duhet të reflektojmë se sa seriozisht po i qasemi këtij problemi"

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:16

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi i ka komentuar veprimet e shtetit serb në lobimin kundër Kosovës. Ajo ka thënë se diplomacia kosovare duhet të tregohet më efektive sa i përket kësaj cështjeje.

“Para se të vajtojmë për lobimin e Serbisë kundër vendit tonë, ne duhet të reflektojmë se sa seriozisht po i qasemi këtij problemi. Në vend që të synojmë profesionalizmin dhe barazinë, ne tolerojmë që diplomacia jonë të shndërrohet në adresë akomodimi”, ka shkruar ajo.

 Ajo thotë se diplomacia duhet të shihet në të njëjtin rang me asetet politike, ekonomike dhe shoqërore.

“Përfaqësimi i shtetit tonë është fytyra e shoqërisë, politikës dhe kulturës së shtetit  dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret për akomodimin e personave të caktuar pa asnjë kriter profesional dhe ligjor”, 

(Kosova Sot Online)