Ja kush duhet të ketë test negativ kur futet në Kosovë

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 11:47
Ja kush duhet të ketë test negativ kur futet në Kosovë

Është bërë e ditur se shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Duhet theksuar se personat që shkojnë nga këto vende në Kosovë duhet të kenë një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të futen në vetizolim 7-ditor.

Ndërkohë që për banorët nga shteti i Zvicrës nuk është e nevojshme asnjë test rreth Covid-19.

Kjo vlen për shtetasit e huaj, sikur edhe për ata të Kosovës, të cilët vijnë nga këto vende. Kështu thuhet në një dokument qeveritar të Kosovës të publikuar rreth shteteve më në rrezik.

(Kosova Sot Online)