Vjosa Osmani edhe pse e infektuar me covid-19 nuk ndal angazhimet nga shtëpia

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 11:59
Vjosa Osmani edhe pse e infektuar me covid-19 nuk ndal angazhimet nga shtëpia

Ndonëse me COVID-19, u.d e presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon punën me agjendën e saj në përpikmëri.

Osmani ishte sot pjesë e eventit virtual me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e Lansimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë.

Ambasadori i  Italisë në Kosovë Nicola Orlando tha se përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë.

“Përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë. Pjesëmarrja e grave në dialog është strategjia më e zgjuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)