Në botë 56 milionë e 38 mijë e 275 persona janë të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 12:29
 Në botë 56 milionë e 38 mijë e 275 persona janë të infektuar me koronavirus

56 milionë e 38 mije e 275 persona, raportohet të jenë të infektuar me virusin COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 345 mijë e 735 persona, kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, 39 milionë e 41 mijë e 597 persona janë shëruar nga ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në krye të listës, me numrin më të madh të rasteve me Coronavirus, me gjithsej 11 milionë e 697 mijë e 469 të infektuar. E dyta radhitet India me 8 milionë e 912 mijë e 907 të infektuar, pastaj Brazili me 5 milionë e 911 mijë e 758 të infektuar, Franca me 2 milionë e 36 mijë e 755 raste dhe Rusia me 1 milionë e 991 mijë e 998 raste.

Numri i rasteve të infektuara me Covid-19 është edhe më i madh se që paraqitet në këtë faqe.

Kjo për shkak që statistikat për Kosovën nuk janë të përfshira në të, ndërsa ka edhe shtete tjera që nuk janë të përfshira.

Vetëm në Kosovë, nga fillimi i pandemisë e deri tani, 30 mijë e 495 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus/

(Kosova Sot Online)