Ankohen edhe avokatët e Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kërkojnë kohë për t’i analizuar provat e Prokurorisë

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 12:39
Ankohen edhe avokatët e Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kërkojnë kohë për t’i analizuar provat e Prokurorisë

Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ankuar lidhur me mënyrën e zhvillimit të çështjes kundër klientëve të tyre në procesin e Dhomave të Specializuara.

Në konferencën e sotme statusore, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper dhe avokati i KAdri Veselit, Ben Emmerson kanë shprehur pakënaqësi dhe janë shprehur të zhgënjyer për procesin hetimor.

Të tilla vërejtje patën edhe avokatët e Selimit e Krasniqit.

“Këto parashtrime nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarit për proces të drejtë gjyqësor… Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme”, tha avokati i Rexhep Selimit.

Ndërsa avokatja e Jakup Krasniqit, përmendi edhe mjetet e mjaftueshme që po ashtu tha se nevojiten për të analizuar provat.

“Ne na duhet kohë e mjaftueshme dhe po ashtu mjete të mjaftueshme”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)