Deputeti Kamberi thotë se Vulin ka probleme serioze me mosdijen

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 13:54
Deputeti Kamberi thotë se Vulin ka probleme serioze me mosdijen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar prap ndaj ministrit serb, Aleksandër Vulin që po vazhdon të përdorë termin “siptari” kur iu referohet shqiptarëve.

Kamberi ka thënë se Vulin ka probleme serioze me mosdijen për Serbinë, ligjet dhe vendimet e saj.

“Mirë do të ishte të filloj t’i mësojë një ditë, nëse ka ende shpresë, se realisht nuk mund ta bëjë unë punën që nuk e kanë bërë edukuesit dhe arsimuesit e tij. ë ë Megjithatë i rikujtoj z.Vulin se përfaqësuesit e shtetit të Serbisë kanë negociuar marrëveshje politike me krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe se institucionet e Republikës së Serbisë kanë miratuar Ligjin për amnistinë, që ka përfshirë pjesëtarët e UÇPMB-së”, thotë ai.

“Njëkohësisht, nuk kam asgjë kundër që ministri Vulin të transferohet për punë në Elektrodistribucionin e Serbisë për t’u marrë me pagesat e rrymës të qytetarëve. Sado që kjo nuk duket se do të mjaftoj për ta iluminuar personalisht, së paku ka mundësi që do t’i ndihmonte Qeverisë së Serbisë me mungesën e tij, nëse jo sigurimit të rrymës për qytetarët me praninë e tij. Errësirë është në Batajnicë z.Vulin. Arkivat që dëshmojnë sesi kanë përfunduar kufomat e civilëve të pafajshëm nën dheun e Batajnicës i ke me gjasë në zyrat e Ministrisë suaj. Dhezi dritat! Për të vërtetën. Për të ardhmen e gjenerateve të reja të Serbisë”, tha Kamberi.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/10157326906146300

(Kosova Sot Online)