Në Podujevë digjet vetura në mes të rrugës, Policia jep detaje për gjendjen e shoferit

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 14:32
 Në Podujevë digjet vetura në mes të rrugës, Policia jep detaje për gjendjen e shoferit

Një veturë është djegur mesditën e sotme në fshatin Sibovc të Podujevës. Vetura është përfshirë nga flakët derisa ishte në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka”, ka thënë Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se ngasësi i veturës ka dalë nga vetura.

“Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)