Mbrojtja kërkon që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të lirohen me kusht

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 14:49
Mbrojtja kërkon që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të lirohen me kusht

Pala mbrojtëse e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli, ka kërkuar sot lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.

Kërkesa e tyre u paraqit në konferencën statutore që u zhvillua pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila përfundoi para pak çastesh.

Mirëpo mbrojtja e Thaçit e Veselit mori përgjigjen nga gjykatësit se seanca për kërkesën që parashtruan mund të mbahen në muajin dhjetor.

“Nga mesi i dhjetorit mund të bëjmë një seancë të tillë, nuk mund të paragjykoj mbajtjen e seancës për liri me kusht…Nga mesi i dhjetorit është e arsyeshme dhe e përshtatshme, përveç aplikimit që do të bëhet për lirim të përkohshëm”, u tha në konferencën statusore.

(Kosova Sot Online)