Para se të ikin ushtarët armenë djegin gjithçka

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 15:24
Para se të ikin ushtarët armenë djegin gjithçka

Trupat armene ua kanë vënë flakën disa strukturave në Agdam përderisa po tërhiqeshin nga provinca që shtrihet jashtë Nagorno-Karabakut, thellë në territorin azer.

Në pamjet e publikuara nga rajoni që tash e tutje do të jetë nën kontrollin e azervë shihet tym i zi që del nga pozicionet që dikur i mbanin trupat armene.

{vjecari}

Përderisa po largoheshin nga rajoni ku nuk ka popullsi civile, armenët ua vunë zjarrin stacioneve të policisë, ndërtesave të ndryshme dhe pikave të kontrollit, shkruan Anadolu.

Ndryshe, distrikti Agdam do t’i dorëzohet ushtrisë së Azerbajxhanit për ta kontrolluar nga 20 nëntori.

Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësimin e Rusisë, më 10 nëntor nënshkruan marrëveshje për ndërprerje të luftimeve. Në Armeni pati protesta, ndërsa në Azerbajxhan marrëeshja u vlerësua si fitore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Azerbajxhani do t’i mbajë nën kontroll të gjitha territoret e fituara gjatë luftimeve që nisën më 27 shtator. Gjatë përleshjeve, Armenia ka thënë se i janë vrarë rreth 1.200 ushtarë, ndërsa Azerbajxhani nuk e publikon numrin e ushtarëve të rënë, por dihet që ka pasur të vrarë edhe në radhët azere.

(Kosova Sot Online)