Giuseppe Conte: Momentet e vështira që po kalon bota cënojnë shëndetin mendor të qytetarëve

  • E. /
  • 19 November 2020 - 10:08
Giuseppe Conte: Momentet e vështira që po kalon bota cënojnë shëndetin mendor të qytetarëve

Momentet e vështira që po kalon bota dhe sidomos Italia nuk cënojnë vetëm ekonominë por dhe shëndetin mendor të qytetarëve. Kjo është deklarata e bërë mbrëmë nga kryeministri italian, Giuseppe Conte para se të prezantonte planin e ri të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Kjo është një fazë mjaft e vështirë e historisë sonë, një moment shumë kompleks nga këndvështrimi ekonomik dhe shoqëror. Ekziston një shqetësim social dhe psikologjik që ka pllakosur jo vetqm qytetarët por dhe operatorët ekonomik. Duhet të kemi parasysh se sa më shumë të përpiqemi për ta parandaluar, aq më shpejt do mund të kthejmë besimin se do do t’ia nisim nga e para”, tha Conte.

Italia regjistroi dje një tjetër rekord në rastet e reja teksa njoftoi mbi 34 mijë të tilla dhe 753 humbje jete.

(Kosova Sot Online)