Në Vushtrri gjendet një person pa shenja jete

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 10:44
 Në Vushtrri gjendet një person pa shenja jete

Një person e ka gjetur pa shenja jete fqinjin e tij në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Prelluzhë Vushtrri 18.11.2020. Dëshmitari m/k ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete fqinjin e tij viktimën m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. 

(Kosova Sot Online)