Në Greqi kreu i Kishës Ortodokse dërgohet në spital pas infektimit me koronavirus

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 12:01
Në Greqi kreu i Kishës Ortodokse dërgohet në spital pas infektimit me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Greke, Kryepeshkopi Ierenymos, është dërguar në spital pasi është diagnostikuar me COVID-19, bënë të ditur zyrtarët në një spital të Athinës.

Kryepeshkopi 82 vjeç është vendosur në një njësi të zgjeruar të kujdesit mjekësor në spitalin Evangelismos të Athinës, ku po trajtohet për të njëjtën sëmundje edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasios, shkruan The Guardian.

Zëdhënësi qeveritar, Stelios Petsas, i shprehu urimet e qeverisë për shërim të shpejtë për kryepeshkopin grek. Kreu i Kishës Ortodokse të shtunën u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, por zëdhënësi tha se të dy indidivët i janë nënshtruar testit para takimit dhe të dy kanë dalë negativë.

Petsas shtoi se kryeministri nuk ka nevojë të vetizolohet si masë parandaluese, sepse ai ka dalë negativ në testim edhe para udhëtimit në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë.

Ndryshe, Greqia së fundi i ka shtuar masat kufizuese për shkak të regjistrimit të shifrave rekorde të të prekurve. Sidoqoftë, vendi ballkanik është prekur më pak nga pandemia në krahasim me vendet tjera evropiane që kanë numër të përafërt të popullsisë.

(Kosova Sot Online)