Mbi 56 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 12:31
Mbi 56 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

56 milionë e 665 mijë e 480 persona, raportohet të jenë të infektuar me virusin Covid-19 në Kosovë.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, deri tani 1 milionë e 356 mijë e 740 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 39 milionë e 463 mijë e 480 persona janë shëruar.

Vendin e parë me numrin më të madh të rasteve të infektuara vazhdon ta ketë Amerika me gjithsej 11 milionë e 876 mijë e 240 raste, pastaj India me 8 milionë e 960 mijë e 98 raste, Brazili me 5 milionë e 947 mijë e 403 raste, Franca me 2 milionë e 65 mijë e 138 raste, Rusia me 2 milionë e 15 mijë e 608 raste, Spanja me 1 milionë e 542 mijë e 467 raste, Britania me 1 milionë e 430 mijë e 341 raste, Argjentina me 1 milionë e 339 mijë e 337 raste, Italia me 1 milionë e 272 mijë e 352 raste dhe Colombia me 1 milionë e 218 mijë e 3 raste.

Numri i rasteve të infektuar është edhe më i madh se që paraqitet në këtë faqe.

Kjo pasi që Kosova nuk është e përfshirë në të, ndërsa mungojnë edhe shtete të tjera.

(Kosova Sot Online)