Driton Selmanaj e arsyeton Hotin: Është në takim me presidentin Macron

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 13:26
Driton Selmanaj e arsyeton Hotin: Është në takim me presidentin Macron

Deputetët e Kosovës kanë pasur disa kritika për kryeministrin Avdullah Hoti që nuk është prezent në seancën e sotme ku po diskutohet për të pagjeturit.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë para deputetëve se qeveria është paralizuar kur flitet për të pagjeturit, e se kjo temë nuk është duke ju bërë përshtypje për faktin se nuk po marrin pjesë në seanca.

Megjithatë, për arsyen se pse Hoti nuk është në seancë ka folur zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

Zëvendëskryeministri tha se nuk pajtohet me Ismailin, e se është hera e dytë që për një periudhë të shkurtë është diskutuar për këtë temë.

Ai ka thënë se momentalisht kryeministri Avdullah Hoti është në një takim virtual me presidendin francez.

“Nuk pajtohem aspak me deputetin që foli, është hera e dytë që për një periudhë shumë të shkurtë kemi diskutuar për këtë temë, hera e tretë që kemi folur në komision për ktë cështje, po ju informoj që mungesa e kryeministrit është se është në një takim Virtual me presidentin Macron, mungesas e tij është për këtë arsye”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)