Enes Muzaqi zgjedhet ushtrues detyre i drejtorit të Bordit të Trepçës

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 13:33
Enes Muzaqi zgjedhet ushtrues detyre i drejtorit të Bordit të Trepçës

Enes Muzaqi është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të Bordit të Trepçës.

Këtë e ka konfirmuar për media Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Emërimi i Muzaqit vjen pas dorëheqjes së Hysni Vrajollit nga kjo pozitë.

Ai ka thënë se dorëheqja i është kërkuar haptas nga Qeveria e Kosovës.

Në ndërkohë Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pak më parë 1 milion euro për minatorët e Trepçës, të cilët për shkak të pakënaqësis për paga kanë hyrë në grevë.

(Kosova Sot Online)