Hajrulla Çeku: Me ardhë këtu me skandalizu debatin kjo është e papranueshme

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 14:10
Hajrulla Çeku: Me ardhë këtu me skandalizu debatin kjo është e papranueshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Ceku ka reaguar pas tensioneve në Kuvend të Kosovës.

Ceku ka thënë se nuk duhet të skandalizohet debati sepse një gjë e tillë është e papranueshme.

“Me ardhë këtu me skandalizu debatin kjo është e papranueshme për një pjesëtarë të qeverisë.  Kur e dini që s’mund të bëni veprime të mira tërhiquni, mos tentoni me ju thënë deputetëve edhe njëherë mos folni e mos diskutoni sepse për këtë punë jemi këtu, kjo na nxit edhe më tepër me diskutu”, ka thënë Ceku.

“Ai me të cilin ju po bisedoni për gjithçka përfshirë edhe për të pagjeturit ka qenë pjesë e aparatit që është përgjegjës për zhdukjen e trupave tanë. Ai posedon informacionet po nuk i jep ato, është gabim të bisedohet me të për të pagjeturit”, thotë deputeti i LVV-së.

“Ju këtë po e trajtoni si një çështje që nuk është temë, kur ulesh në tavolinë ke pranuar paraprakisht që të bësh kompromise, të pagjeturit nuk duhet të jenë sepse nuk ke cka të marrësh në shkëmbim”, shtoi ai

(Kosova Sot Online)