Ganimete Musliu i kërkon Avdullah Hotit të vërtetojë faktet për Ukshin Hotin

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 14:16
Ganimete Musliu i kërkon Avdullah Hotit të vërtetojë faktet për Ukshin Hotin

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi urgjentisht të ndërmarin të gjitha hapat për të vërtetuar faktet për  Ukshin Hotin përmes të dhënave që janë prezantuar në Radio Televizonin e Kosovës.

“Më 21 gusht është dhënë një dokumentar për Ukshin Hotit i cili ka paraqitur një skemë të jashtëzakonshme dhe një tmerr të jashtëzakonshëm, a është marrë kjo qeveri me këtë rast, a është shku dikush te RTK’ja me i vërtetu ato gjetje. Janë dhënë fakte të tmerrshme për Ukshin Hotin. ”, ka thënë Musliu.

Ajo i ka kërkuar qeverisë që të mos ulen në dialog pa u vendosur fati i të pagjeturve.

“Në tavolinat e bisedimeve të mos ulen pa u vendosur fati i të pagjeturve, çohuni prej tavolinës nëse nuk ju lënë të flasin nuk jeni të gozhduar”, ka thënë Musliu.

(Kosova Sot Online)