Përplasje fizike në Kuvend: Kapen Arben Gashi me deputetë të VV’së

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:21
Përplasje fizike në Kuvend: Kapen Arben Gashi me deputetë të VV’së

Deputetët janë kapur në Kuvend të Kosovës pas debatit për të pagjeturit.

Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.

Seanca e sotme është përcjellë me tensione mes Qeverisë e opozitës.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashit kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.

(Kosova Sot Online)