Fadil Nura do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 15:18
Fadil Nura do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend

Fadil Nura është deputeti që do të zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend.

KQZ-ja miratoi sot rekomandimin e Zyrës së Presidentit të Kosovës për këtë ndryshim.

Nura në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, arriti të marrë 8.959 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë në atë kohë deputet. Por ishte i pari në listën e pritjes.

Veseli ka hequr dorë nga posti i deputetit, pasi është akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe ndaj tij tashmë ka nisur procesi gjyqësor.

Veseli ka hequr dorë edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e lënë si ushtrues detyre Enver Hoxhajn.

(Kosova Sot Online)