Raporti i fundit: 807 raste të reja e 14 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 15:06
Raporti i fundit: 807 raste të reja e 14 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 14 viktima si pasojë e Covid-19. Ndërkohë 807 raste të reja me këtë infeksion janë paraqitur.

E nga koronavirusi në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 677 kosovarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.0

(Kosova Sot Online)