Ky ambasador thotë se Irinej ishte “inspirim për besimtarët”

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 11:14
 Ky ambasador thotë se Irinej ishte “inspirim për besimtarët”

Kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku Irinej, i cili njihej për afërsinë me presidentin serb dhe për retorikën anti-shqiptare, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ngushëllime për të ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, i cili çuditërisht e ka lartësuar Irinejn duke thënë se ka qenë ‘inspirim për adhuruesit e panumërt’.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen time të thellë për vdekjen e Patriarkut Irinej. Me devotshmërinë e tij për besimin, kishën dhe besimtarët, ai ishte një inspirim për adhuruesit e panumërt. U prehtë në paqe”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Irinej ishte infektuar me COVID-19 para disa ditësh, derisa i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Lajmin për vdekjen e tij e ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

(Kosova Sot Online)