Përplasje në Komisionin e të Pagjeturve, Bogujevci-Musliut: Kush po viktimizohet qika e mirë

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 11:25
Përplasje në Komisionin e të Pagjeturve, Bogujevci-Musliut: Kush po viktimizohet qika e mirë

Në komisionin për për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, anëtarja, Saranda Bogujevci ka pasur një përplasje me anëtarët e këtij komisioni.

Anëtarja nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu i tha Bogujevcit që po viktimizohet sa i përket çështjes së të pagjeturve.

“Kush po viktimizohet qika e mirë, unë nuk viktimizohna”, ia ktheu Bogujevci.

Madje Boguejvci pati një përplasje edhe me Teuta Haxhiun nga AAK-ja.

“A ta përfundojmë edhe i grahim muhabetit”, thotë Bogujevci, e cila insiston të flasë gjatë gjithë kohës kur ndodhi përplasja. 

(Kosova Sot Online)