Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK-un

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 11:52
 Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK-un

Komuna e Kamenicës ka  nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OEK-n, prej nga do të përfitojnë 25 familje në gjendje ekonomike të rëndua.

Pakot do të përmbajnë produkte ushqimore dhe higjienike.

Drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të ndihmojnë komunën tonë.

“Ky memorandum bashkëpunimi do t’i ndihmoj familjeve në nevojë sadopak. I jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe jemi të gatshëm edhe për bashkëpunime të tjera të kësaj natyre. Prioritet i yni vazhdon të mbetet mirëqenie e qytetarëve tanë”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi.

(Kosova Sot Online)