Ganimete Musliu i del në krah Saranda Bogujevcit, thotë se liria mban emrin e saj

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 13:22
Ganimete Musliu i del në krah Saranda Bogujevcit, thotë se liria mban emrin e saj

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka dal në krah deputetës së VV’së, Saranda Bogujevcit, pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.

Në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka publikuar një fotografi të Bogujevcit nga ekspozita në Beograd, ku ishin ekspozuar të gjitha krimet që i janë bërë ndaj familjes Bogujevci.

“LIRIA KA EMËR! #SarandaBugujevci”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

(Kosova Sot Online)