Këshilltari i Agim Veliut– Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 14:21
Këshilltari i Agim Veliut– Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin

Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar u.d të presidentit Vjosa Osmani dhe deklaratës së saj të fundit kundër zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

Gecaj në Facebook ka thënë se Osmani është duke folur nga “strofulli i COVIDIT”, deklaratë që vjen pasi që u.d e presidentit ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv pas testit me koronavirus.

Ai e ka quajtur populiste deklaratën e Osmanit.

“Edhe nga strofulli i COVID-it nuk e lë “rehat” popullizmin”, ka shkruar Gecaj.

Pak më parë, Osmani i ka dalë në krah deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevcit duke i reaguar zëvendëskryeminsitrit Driton Selmanaj dhe deklaratës së tij për të pagjeturit.

Osmani tha se njerëzit e Kosovës nuk janë lodhur duke folur për të pagjeturit por nga politikanët e papërgjegjshëm.

https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/739535906938484

(Kosova Sot Online)