Arben Gashi për Driton Selmanaj: Deklarata e tij u nxjerr jashtë kontekstit

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 14:44
Arben Gashi për Driton Selmanaj: Deklarata e tij u nxjerr jashtë kontekstit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj pas deklaratave të djeshme se është i lodhur me rrëfimet dhe dëshimitë për masakrat.

Kryetari i Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Arben Gashi ka thënë se deklarata e Selmanajt është nxjerrur jashtë kontekstit.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskreyministrit, nuk e kam parë debatin dhe aq sa mujta me lexu, mu dok e nxjerri prej konteksti”, tha Gashi në mbledhjen e këtij komisioni.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj  tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij. 

Kosova Sot Online)