Edhe një aksident tjetër, tri aksidente brenda pak ore në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 15:12
Edhe një aksident tjetër, tri aksidente brenda pak ore në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Të përfshira në aksident ishin një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Emshir në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i hetimeve të trafikut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Përndryshe, brenda katër-pesë ore kanë ndodhur tri aksidente në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)