Edhe dy të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 17:34
Edhe dy të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur aktakuzën e tretë kundër të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Kosovë ka thënë avokatja Jovana Filipoviq.

Aktakuza e re akuzon për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Avoktaja e Arsoviq, Jovana Filipoviq i tha portalit Kossev se seanca e parë për aktakuzën e re është caktuar më 4 dhjetor.

Ajo tha se dy personat e ri të dyshuar në aktakuzë akuzohen se janë anëtarë një grupi të organizuar kriminal por që nuk është bërë i ditur emri.

Në të njëjtën kohë, polici Nedeljko Spasojeviq tani është akuzuar për transportimin e kryesve të vrasjes me një veturë zyrtare ka thënë avokatja.

Të pandehurit në aktakuzën e re nuk akuzohen më për “ndihmë dhe nxitje të vrasjes së rëndë”, por akuzohen për vrasje të rëndë, thotë ajo.

“Ata hoqën dorë nga neni 33, i cili i referohet ndihmës për të kryer një krim, dhe tani vetëm vrasja e rëndë mbetet në fuqi. Tani ata karakterizohen si autorë, dhe jo si persona që ndihmuan autorët,” shtoi avokatja.

(Kosova Sot Online)