Kamenica, komunë në zonë të kuqe, flet kryetari Kastrati

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 20:11
Kamenica, komunë në zonë të kuqe, flet kryetari Kastrati

Edhe komuna e Kamenicës ka kaluar në zonën e kuqe pas rasteve të shumta pozitive me Covid-19.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave të reja.

“Ishte e pritshme por për hir të vërtetës nuk e kemi pritur bash sot por ka qenë e pritshme sepse ditëve të fundit numri i të infektuarve rritjes dita-ditës”, thotë Kastrati.

Por a kanë kritika nga komuna për këto masa?

“Unë si kryetar nëse kam shqetësim e bëj brenda institucioneve. Nuk kemi kohë me u rrit ende më shumë mosbesimi ndaj institucioneve. Unë i thërras qytetarët që t’i respektojnë këto vendime”, tha Kastrati.

Ai ka treguar se pandemia e ka goditur shumë ekonominë në këtë komunë. Kastrati ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

(Kosova Sot Online)