Policia e Prizrenit në aksion ditor, gjobiten rreth 300 qytetarë për mosrespektim të masave dhe goma të dimrit

  • S.A /
  • 21 November 2020 - 08:18
Policia e Prizrenit në aksion ditor, gjobiten rreth 300 qytetarë për mosrespektim të masave dhe goma të dimrit

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 155 persona mos mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përveç gjobave për masat anti-Covid, Policia atje ka shqiptuar edhe 127 tiketa për vozitësit e automjeteve që s’kanë pasur pajisje dimërore.

“Gjithashtu policia rajoanle në Prizrën gjatë aktivitetevë të saj, njësia e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera janë në zbatim të kontrollimit të automjetve me rastin e sezonit dimëror, duke i kërkuar dhe kontrolluar pajisjet dimërore te pjesmarrësit në komunikacion, për këtë arsye dhe kundërvatje tjera janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvatje”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me datën 20 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 155 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Gjithashtu policia rajoanle në Prizrën gjatë aktivitetevë të saj, njësia e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera janë në zbatim të kontrollimit të automjetve me rastin e sezonit dimëror, duke i kërkuar dhe kontrolluar pajisjet dimërore te pjesmarrësit në komunikacion, për këtë arsye dhe kundërvatje tjera janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvatje.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

(Kosova Sot Online )