Bora mbulon Brezovicën

  • S.A /
  • 21 November 2020 - 08:55
Bora mbulon Brezovicën

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës.

Ueb-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook e ka publikuar një video ku mund të vërehet se Brezovicën e ka zbardhur bora.

Ndryshe, se do të bie borë ka paralajmëruar edhe Prishtina Weather.

:Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )