Konfirmohet aktakuza për sulm seksual ndaj ish-ministrit Numan Baliq

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 09:59
Konfirmohet aktakuza për sulm seksual ndaj ish-ministrit Numan Baliq

Gjykata Themelore në Pejë e ka konfirmuar aktakuzën për sulm seksual ndaj ish-ministrit Numan Baliq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 shtator të këtij viti, Baliq, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, e ka sulmuar seksualisht viktimën e cila ishte e hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari e kishte cytur viktimën që ta prekë me qëllime seksuale pa pëlqimin e saj.

Në aktakuzë thuhet se viktima kishte arritur që të largohet nga ai, duke kërkuar ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.

(Kosova Sot Online)