Përleshje masive me armë e thika, arrestohen 6 persona, lëndohen 3 të tjerë

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 10:57
Përleshje masive me armë e thika, arrestohen 6 persona, lëndohen 3 të tjerë

Një përleshje në mes 9 personave ka ndodhur ditën e djeshme në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta, thika e arma e zjarrit.

“Fsh. Gramaqel, Deçan, 19.11.2020 – 20:25. Është raportuar se ka ndodhë një rrahje mes nëntë personave të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta, thika  dhe  dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit”, ka njoftuar PK-ja.

Nga ky incident të lënduar kanë mbetur 3 persona teksa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe  dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur tutje në njoftim. 


(Kosova Sot Online)