Selmanaj i AAK-së: Selmanaj të kërkoj falje, në këtë temë jam me ty, Sarandë

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 15:44
Selmanaj i AAK-së: Selmanaj të kërkoj falje, në këtë temë jam me ty, Sarandë

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanajn, që të kërkoj falje për çështjen e të pagjeturve.

Selmanaj e ka përmendur debatin e fundit të krijuar në vend, duke sqaruar edhe rastin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci.

“Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë përjetuar vetë”, ka deklaruar ai.

Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

SARANDA BOGUJEVCI DHE DRITON SELMANAJ

Në cilëndo rrethanë jam me Saranda Bogujevcin, madje edhe kur mund ‘të gabojë’ qasjen  se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.

Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!

Ajo që sot është irituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve.

Cila është e vërteta e kësaj plage?!

Të gjitha qeveritë kanë mundur të bëjnë më shumë, por që e verteta e hidhur ështëse Kosova, me pozicinin e saj si shtet, nuk e ka fuqinë që ta zgjidhë çështjën e të pagjeturve, sepse Serbia vazhdon t’i fshehë krimet e saj, pra logjika e politikës serbe, në Beograd, është logjikë e fshehjes dhe përkrahjes se krimit ndaj shqiptarëve!!

Po ashtu, tashmë duhet të thuhet se po mungon presioni i domosdoshëm i faktorit ndërkombëtar për të zhdukurit e luftës.

Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë perjetuar vetë.

Sidoqoftë, një kërkim falje e zv. Kryeministrit më se  njerëzore.

Personalisht jam në mesin e të mbijetuarëve, pothuaj  i mbijetuar me dhjetëra herë, por kur kam folur në Parlamant,veçanërisht për Masakrën në burgun e Dubravës gishtin e kam drejtuar nga kriminelët serbë,  që na vranë e masakruan po në atë burg famëkeq.

Po ashtu kam qenë kritik ndaj institucioneve tona që nuk kanë bërë sa dhe si  duhet për nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.

Por, që nuk kam provuar që Masakra e Dubravës të shnëdrrohet në arenë të përplasjeve politike në mes te partive politike në Parlamentin e Kosovës.

Njerëzit si Ju, Saranda, e nderojnë Parlamentin dhe i japin kuptimin dhe vlerën institucioneve të Kosovës të ngritura me gjakun e mijëra dëshmorëve!

Krejt në fund, unë jam me Ty në temën e të pagjeturve, njëjtë siç jam sot me  pjesëtarët, udhëheqësit e UÇK-së  dhe prijësit e institucioneve tona të cilët akuzohen nga Gjykata e Njëanshme / Speciale, që më së paku është e Kosovës.

(Kosova Sot Online)