Aksident në Prishtinë, kamioni e merr me vete një BMW

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 17:08
Aksident në Prishtinë, kamioni e merr me vete një BMW

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Sali Nivica” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Pamje nga ky aksident, ku shihet një kamion me material ndërtimor ka zënë me rimorkion e tij një veturë të parkuar në trotuar dhe e ka bartë me vete.

Kamioni nuk ka arritur ta marr harkun mirë që për pasojë e ka goditur një veturë. 

(Kosova Sot Online)