Në Spitalin e Gjakovës kjo është gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 10:29
Në Spitalin e Gjakovës kjo është gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 94 pacientë të dyshuar me COVID-19.

Nga kjo shifër, 61 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 21 të tjerë kanë rezultuar negativë.

Bëhet e ditur se 54 pacientë ndodhen në oksigjenoterapi, 6 pacientë ndodhen në CPAP maskë, ndërsa një është i intubuar.

Teksa 12 pacientë po presin rezultatet e testimit.

Spitali i Gjakovës bën thirrje për respektimin e të gjitha masave kundër përhapjes së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)