Këto janë komunat me 707 raste të reja me koronavirus

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 15:14
 Këto janë komunat me 707 raste të reja me koronavirus

707 raste të reja me virusin Covid-19, janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe kanë vdekur 10 persona, ndërsa janë shëruar 550 persona.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me  380 raste, pastaj Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

(Kosova Sot Online)