Sot në Kuvend do të vazhdojë diskutimi për çështjen e të pagjeturve

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:58
Sot në Kuvend do të vazhdojë diskutimi për çështjen e të pagjeturve

Në seancën plenare të Kuvendit do të vazhdojë diskutimi për çështjen e të pagjeturve.

Seanca e Kuvendit e cila u ndërpre të premten, do të vazhdojë sot në orën 10:00.

Në rend dite do të jenë 13 pika e në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosjes Saranda Bogujevci për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Interpelanca për këtë temë u mbajt të premten që lamë pas, e cila ngjalli edhe debat të madh në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.

(Kosova Sot Online)