Qeveria synon ndryshimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 09:17
Qeveria synon ndryshimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin për plotësimin dhe avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se hartimi i tij është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve në vendin e punës e që nuk janë trajtuar me legjislacionin në fuqi.

“Synohet që të plotësohet dhe fuqizohet siguria në punë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të vendeve të punës. Me këtë dokument synohet ndryshimi i Ligjin për sigurimin në vendin e punës, prandaj edhe duke e ditur që nuk kemi specifikim të sëmundjeve për këtë kategori ju lus që ta votoni dokumentin”, ka thënë Reçica.

(Kosova Sot Online)