Ramush Haradinaj: U rritëm me këngët tuaja, lamtumirë baca Ismet

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 09:18
Ramush Haradinaj: U rritëm me këngët tuaja, lamtumirë baca Ismet

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se zëri i këngëtarit Ismet Peja do të mbetet i pavdekshëm.

Haradinaj i ka thënë lamtumirës Ismet Pejës me një fotografi me të gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj.
Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Ismet Peja ka vdekur në moshën 83-vjeçar në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)