Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 10:26
Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)