Kryemiistri Hoti bënë homazhe në Ministri të Kulturës pas vdekjes së Ismet Pejës

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 11:09
Kryemiistri Hoti bënë homazhe në Ministri të Kulturës pas vdekjes së Ismet Pejës

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës shqipe, Ismet Peja.

Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të bëjë homazhe në objektin e Ministrisë së Kulturës sot në ora 11:45.

“Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Ismet Peja. VENDI: Objekti i MKRS KOHA: 11:45”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Hoti pas homazheve do të marrë pjesë edhe në aktivitetet në kuadër të muajit të Anton Çettës.

(Kosova Sot Online)