Besnik Tahiri kërkon mbështetje nga Kroacia për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 12:18
Besnik Tahiri kërkon mbështetje nga Kroacia për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andreja Plenkovië.

Tahiri ka thënë se në këtë takim diskutuan për historinë e përbashkët dhe për luftën çlirimtare të dyja vendeve.

Po ashtu, sipas Tahirit u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Zëvendëskryeministri Tahiri tha se ka kërkuara nga kryeministri kroat të mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i plotë i tij:

Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andreja Plenkovië.

Gjatë takimit me Kryeministrin Plenkovië i rikujtuam momentet më të rënda të historisëë së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisëë të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenkovië të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore. U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.

Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janëë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE.

(Kosova Sot Online)