Shuhet Grupi 6+, Adem Hodza kalon në Listën Serbe

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 12:24
Shuhet Grupi 6+, Adem Hodza kalon në Listën Serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Burime të IO bëjnë të ditur se deputeti goran e ka braktisur Grupin 6+.

Kjo do të thotë se ky grup parlamentar do të shuhet ngase nuk plotëson numrin e deputetëve për të formuar një grup parlamentar.

Lista Serbe tani pritet të ketë 11 deputetë dhe do të forcojë rolin e saj në parlament.

Pikërisht tre ditë më parë, Gjykata e Prizrenit kishte liruar nga akuza e sulmit dhe e kanosjes të akuzuarin, deputetin Hodza.

(Kosova Sot Online)