Numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 15:13
 Numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 645 raste me koronavirus. Nga to shumica e rasteve po dalin të jenë nga Prishtina. Në këtë komunë janë 248 raste me Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK’së në raportin ditor.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste  dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

(Kosova Sot Online)