Miratohet plani operacional për ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 15:40
Miratohet plani operacional për ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit e radhës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut.

Në mbledhjen e sotme është miratuar plani operacional për ditën e zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna.

Kujtojmë se ish-presidenti, Hashim Thaçi, kishte shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)