Shkon në 59 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 18:04
Shkon në 59 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Mbi 59 milionë persona janë infektuar me virusin Covid-19 në botë.

Sipas faqes së statistikave, worldometers.info, deri tani 59 milionë e 206 mijë e 783 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, 1 milionë e 397 mijë e 307 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 40 milionë e 975 mijë e 679 persona janë shëruar.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 12 milionë e 598 mijë e 974 raste, India me 9 milionë e 170 mijë e 825 të infektuar, Brazili me 6 milionë e 73 mijë e 58 të infektuar, Franca me 2 milionë e 140 mijë e 208 të infektuar dhe Rusia me 2 milionë e 114 mijë e 502 të infektuar.

Vetëm në Kosovë, 34 mijë e 940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, kanë rezultuar pozitive.

Në vend janë raportuar 926 raste të vdekjes si dhe janë shëruar 21 mijë e 396 persona.

(Kosova Sot Online)