Lexoni edhe:
52% e serbëve mendojnë se duhet të sulmohet Kosova, 47% thonë se do të merrnin pjesë vetë në luftë
Kuvendi i Kosovës pa vullnet për të kaluar projektligje, 46 deputetë në sallë.
Të hënën seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me një minutë heshtje.
Deputetët nderuan veprën e ikonës së muzikës, Ismet Peja.
E pas këtij respekti për të ndjerin seanca vazhdoi. Por nuk u pa fort interesim nga deputetët për të marrë pjesë në seancë.
Këtu mungonin deputetë të konsiderueshëm të pozitës, e opozitës.
Kësisoj dështoj të kaloje rezoluta e të pagjeturve propozuar nga deputetja, Saranda Bogujevci.
E duket që vullnet nuk pati as nga ana e kabinetit të qeverisë.
E në mungesë të kuorumit nuk u miratua në parim Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private e as ai për Këshillim Ekonomiko-Social, Inspektoratin e Punës.
Vota nuk pati as për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për zgjedhje.
Ndërkohë në këtë seancë deputetët i vazhduan edhe për tre muaj mandatin Komisionit Hetimor për Hidrocentrale mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.
Teksa në këtë seanca po ashtu deputeti Adem Hoxha i Grupit 6+ kaloi në grupin parlamentar të Listës Serbe duke e dërguar në 11 numrin e deputetëve të këtij subjekti.
Kështu, grupi parlamentar 6+ nuk ekziston më.
Ndërkohë, kjo seancë është ndërprerë në mungesë kuorumi.
(Kosova Sot Online)