Brenda një ditë në Gjermani shënohen mbi 13.500 raste me koronavirus

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 08:56
Brenda një ditë në Gjermani shënohen mbi 13.500 raste me koronavirus

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 13.554 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 942.687, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 249 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.361.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)